Në studion e Favoritit, sonte e ftuar është edhe Alba Morina, zyrtare e FFK-së.
Ajo ka bërë me dije se kur do ta ngre në qiell Drita trofeun e kampionit të Superligës së Kosovës.
“Drita do ta pranojë trofeun në ndeshjen e fundit të kampionatit, në ndeshjen ndaj Feronikelit ’74”, tha ajo në “Favorit”.
Ajo më tutje e uroi Dritën për titullin dhe ia dërgoi një ‘mesazh’.
“Shpresoj që Drita do të na përfaqësojë në Europë në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç e bënë gjithmonë”, përfundoi ajo./GazetaExpress/