string(93) "zyrtare-szymon-marciniak-gjyqtar-ne-ndeshjen-vendimtare-inter-barcelona-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

04/05/2025 14:59

Zyrtare: Szymon Marciniak gjyqtar në ndeshjen vendimtare Inter – Barcelona në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

04/05/2025 14:59

UEFA ka caktuar gjyqtarin polak Szymon Marciniak për të drejtuar takimin vendimtar mes Interit dhe Barcelonës, që do të luhet të martën mbrëma në San Siro, në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Katalonjë përfundoi me rezultat spektakolar 3-3, çka e lë kualifikimin për finalen tërësisht të hapur para përballjes në Milano.

Ekipi i gjyqtarëve:

Gjyqtar kryesor: Szymon Marciniak (Poloni)

Asistentë: Tomasz Listkiewicz & Adam Kupsik (Poloni)

Gjyqtar i katërt: Paweł Raczkowski (Poloni)

VAR: Dennis Higler (Holandë)

AVAR: Pol van Boekel (Holandë)

Statistikat e Interit me Marciniak në fushë:

Inter ka pasur nëntë ndeshje me Marciniak si gjyqtar, me bilanc negativ:

2 fitore

3 barazime

4 humbje

Për herë të fundit, ai gjykoi Interin në Champions League 2024 ndaj Atletico Madrid, ku zikaltërit u eliminuan pas penalltive në fazën e 1/8-ve. Gjithashtu, Marciniak ishte në krye të finales së Champions League 2023, që Interi e humbi 1-0 ndaj Manchester City.

Ndërkohë, kjo do të jetë herë e tretë që Marciniak gjykon një duel mes Interit dhe Barcelonës:

1-1 në San Siro (2018/19, faza e grupeve)

3-3 në “Camp Nou” (2022/23, faza e grupeve)

Ky emërim ka krijuar diskutime, për shkak të bilancit jo të favorshëm të Interit me këtë gjyqtar. A do ndikojë kjo edhe këtë herë në San Siro?