Një qeveri që mban qëndrim armiqësor ndaj mediave të pavarura dhe synon kontrollin mbi informacionin, e rrezikon seriozisht funksionimin demokratik të shtetit dhe është paralajmërim për një autokraci në ardhje. Liria e medias është një garanci themelore për mbrojtjen e të drejtave qytetare, llogaridhënie publike dhe kultivimin e një debati shoqëror të shëndoshë. Qeveria e dorëhequr e Albin Kurtit ka cenuar pikërisht këto vlera demokratike
Nga Pal Shtufi
Liria e medias është një nga shtyllat themelore të një sistemi demokratik dhe një e drejtë themelore e njeriut, e njohur dhe e mbrojtur nga instrumente ndërkombëtare si Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për të kuptuar plotësisht këtë nocion, është e nevojshme të shqyrtohen gjashtë komponentët kryesorë të kësaj të drejte:
Në kontekstin e Kosovës, është e rëndësishme të theksohet se nuk janë evidentuar shkelje të rënda të natyrës totalitare, siç janë ndëshkimet penale për mendimin e lirë, detyrimi për të zbuluar burimet e informacioneve ose mbyllja e mediumeve. Këto fenomene janë tipike për regjime totalitare si Koreja e Veriut ose Rusia. Pra nuk kemi një situatë të tillë, bardhezi.
Pse Kosova u rendit aq poshtë nga “Reporterët pa Kufij”?
Sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, pozicionimi i ulët i Kosovës në indeksin e lirisë së medias vjen si rezultat i një sërë praktikash shqetësuese nga ana e qeverisë:
Përfundim
Një qeveri që mban qëndrim armiqësor ndaj mediave të pavarura dhe synon kontrollin mbi informacionin, e rrezikon seriozisht funksionimin demokratik të shtetit dhe është paralajmërim për një autokraci në ardhje. Liria e medias nuk është luks, por një garanci themelore për mbrojtjen e të drejtave qytetare, llogaridhënie publike dhe kultivimin e një debati shoqëror të shëndoshë. Siç konstaton edhe raporti i “Reporterëve pa Kufij”, qeveria e dorëhequr e Albin Kurtit ka cenuar pikërisht këto vlera demokratike.
PS:
Mosreagimi i pushtetit ndaj rasteve të shpifjeve nga gazetarët e papërgjegjshëm nuk përbën respektim të lirisë së medias, përkundrazi, tregon mungesë të zbatimit të ligjit. Një qasje e tillë krijon anarki informative, e cila në mënyrë paradoksale i shkon për shtat një qeverisjeje me tendenca autokratike.