string(36) "malisheva-dhe-dukagjini-ndajne-piket"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2025 17:10

Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët

Futboll

Gazeta Express

03/05/2025 17:10

Malisheva dhe Dukagjini kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar

Malisheva ishte më e mirë në fillim të kësaj ndeshje ku rrezikoi dy herë përmes Hazrollajt dhe Aliut por portieri i Dukagjinit nuk lejoi që të tundet rrjeta e tij.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Klina ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 56-të të ndeshjes. Goli erdhi nga penalltia dhe atë e shënoi Mërgim Pefqeli.

Pas kësaj Malisheva sulmoi vazhdimisht dhe arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 85-të përmes Drilon Hazrollajt – i cili shënoi një gol të bukur.

Barazimi bën që Malisheva të këtë 48 pikë dhe vazhdon të jetë në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Dukagini ka 41 sosh dhe është në vendin e gjashtë, derisa kampionati po vjen gjithnjë e më shumë drejt fundit. /GazetaExpress/