string(70) "plagosja-e-5-personave-ne-lac-policia-gjen-armen-e-perdorur-nga-autori"

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2025 16:00

Plagosja e 5 personave në Laç, policia gjen armën e përdorur nga autori

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2025 16:00

Një ngajrje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Laç ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të katër të rinjve duke i lënë të plagosur, ndërsa e plagosur ka mbetur dhe një shitëse ambulante.

Policia ka gjetur armën e pëdorur në ngjarje në një pellg me ujë pranë një pallati në ndërtim.

Njoftimi:

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.