Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvalla, ka publikuar në facebook deklaratën e saj pas dështimit të sotëm të seancës, meqë sipas saj “disa media” nuk ia kanë transmetuar “Live”.
Deklarata e Gërvallës sot është transmetuar pa zë gjatë transmetimit Live në T7, pasi moderatori dhe gazetari Arsim Lani kishte vendosur të përgjigjej në këtë formë për gjuhën që LVV po e përdor kundër gazetarëve dhe mediave.
Të premten raporti i Reporterëve pa Kufij ka treguar se Kosova ka shënuar një regres të madh, duke humbur 24 pozita në renditje totale dhe duke u renditur edhe më keq se Serbia në rajon.
AGK ka reaguar me alarm, derisa anëtarë të partisë në pushtet janë munduar të diskreditojnë raportin e Reporterëve pa Kufij meqë i njejti konfirmon gjendjen tejet të rënduar të lirisë së medias në Kosovë. Të njejtin raport të së njejtës organizatë, Kurti e ka shfrytëzuar në vitin 2023 për tu lavdëruar meqë në atë kohë kishte pasur përmirësim. /Express/