Me Lautaro Martinez jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë, Interi pritet të përballet me një sfidë vendimtare në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës pa kapitenin dhe golashënuesin kryesor.
Megjithatë, statistikat i japin arsye të forta optimizmi skuadrës së Simone Inzaghit.
Martinez ka qenë një figurë kyçe këtë sezon — duke shënuar 21 gola dhe dhënë gjashtë asistime në 47 paraqitje — por Nerazzurrët kanë mbetur të pamposhtur edhe pa të.
27-vjeçari ka munguar në gjashtë ndeshje këtë kampanjë, qoftë duke qëndruar në stol për 90 minuta ose për shkak dëmtimi.
Interi i ka fituar pesë prej atyre takimeve dhe ka barazuar një tjetër, 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Milanit.
Në ato pesë fitore, Interi ka shënuar 13 gola dhe ka pësuar vetëm dy, duke përfshirë edhe fitoren e thellë 5-0 kundër Veronës — të njëjtën skuadër që përballen sot në Serie A.
Gjithsesi, Martinez ka qenë vendimtar në rrugëtimin e Interit në Ligën e Kampionëve, me tetë gola në 12 paraqitje, përfshirë gola në pesë ndeshje radhazi dhe në të dyja ndeshjet e çerekfinales kundër Bayern Munichut.
Ndërkohë, Barcelona shpreson të ketë sërish në dispozicion Robert Leëandoëskin për përballjen e së martës në San Siro, pasi sulmuesi polak mungoi në ndeshjen e parë për shkak të një problemi muskulor./GazetaExpress/