Rama: Kontrata e lobimit të PD, dardhë me bishtin e gjatë - Gazeta Express
string(55) "rama-kontrata-e-lobimit-te-pd-dardhe-me-bishtin-e-gjate"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 20:52

Rama: Kontrata e lobimit të PD, dardhë me bishtin e gjatë

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 20:52

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Dibër ka komentuar kontratën e lobimit në SHBA me vlerë 6 milionë dollarë. Nga Burreli dhe Peshkopia, Rama e cilësoi marrëveshjen si “një dardhë me bisht shumë të gjatë”.

Nuk kishim parë gjë akoma. 7×7, 6 milionë. Dhe pastaj thonë: aq bëjnë, por s’janë të miat. Po të kujt janë? Janë ca patriot që nuk i njoh, por i ka lind në zemër të hedhin 6 milionë për Shqipërinë dhe të kërkojnë garanci nga PD? Ou? Megjithatë, kjo është një dardhë që do nxjerrë bishtin shumë vonë. Jam i sigurt për këtë”, deklaroi Rama.

Rama u bëri thirrje dibranëve që më 11 maj të “derdhen lumë drejt kutive të votimit”, duke kërkuar një shumicë për të shmangur, sipas tij, “pengmarrjen e vendimeve të rëndësishme për integrimin” nga opozita.

Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha reagoi për herë të parë publikisht mbi kontratën ditën e djeshme, duke e quajtur atë si një akt në shërbim të interesit kombëtar: “Kontrata është për marrëdhëniet PD–Shqipëri–SHBA. Jo vetëm për PD, por për çdo shqiptar. McGonigal do ta marrë me vete Ramën”, tha Berisha në një konferencë për media më 1 maj.

“E vërteta e kësaj kontrate që djeg kaq shumë Ramën dhe aleatët e tij të paguar është se ajo nuk është fshehur. Por përpjekjet për të zënë hapësirat mediatike me këtë temë, në vend të programit për qytetarët, janë të dëmshme”, shtoi Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement