string(91) "kryeministri-ne-detyre-albin-kurti-takohet-me-presidentin-e-komitetit-paralimpik-te-europes"

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 19:50

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takohet me Presidentin e Komitetit Paralimpik të Europës

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 19:50

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, priti në takim Presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, Presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini dhe zëvendëspresidentin e KPK-së, Daut Tishuki.

Në këtë takim mori pjesë dhe sportisti Fatmir Seremeti. Ky i fundit në tri lojëra paralimpike botërore në Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016 ka fituar medalje të artë dhe argjentë me ekipin e Suedisë, ndërsa tashmë ai e përfaqëson Republikën e Kosovës në lojërat paralimpike të Los Angeles 2028.

Vizita e Presidentit Raymon Blondel është e para në Kosovë, ndërsa vjen një vit pas vizitës së Presidentit të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.