string(75) "kqz-publikon-raportin-keto-jane-shpenzimet-e-pdk-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 18:37

KQZ publikon raportin – Këto janë shpenzimet e PDK për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 18:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është publikuar raporti i paaudituara i deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet që janë mbajtur me 9 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Raporti i KQZ-së njofton për shpenzimet që kanë pasur partitë si Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe partitë e tjera.

Nga KQZ, bëhet e ditur se PDK-ja për periudhën 16 gusht 2014, dhe 9 shkurt 2025, për reklama, reprezentacione e konferenca ka shpenzuar rreth 459 mijë euro.

E njëjta parti ka pasur shpenzime edhe me gjoba të cilat kapin shifrën rreth 144 mijë euro, ndërsa shpenzime lidhur me donacionet dhe kontributet në mallra dhe shërbime për këtë parti, kapin vlerën e rreth 329 mijë euro.  

Nga KQZ njoftohet se PDK, gjithsej gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar rreth 932 mijë euro. /GazetaExpress