string(75) "rama-mandatin-e-katert-bejme-rrugen-burrel-ulez-potencial-i-ri-per-turizmin"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 18:26

Rama: Mandatin e katërt bëjmë rrugën Burrel–Ulëz, potencial i ri për turizmin

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 18:26

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi elektoral në Burrel se qeveria do të ndërtojë rrugën Burrel–Ulëz në mandatin e ardhshëm, duke e konsideruar këtë projekt një nxitje të fortë për zhvillimin e zonës.

“Jemi vetëm 9 ditë larg nga takimi me historinë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe jam realisht shumë i lehtësuar për faktin që nuk po bëjmë një tjetër fushatë duke premtuar se do të mbarojë Rruga e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga Rruga e Arbrit. Pavarësisht se kemi bërë shumë, ka akoma për të bërë. Ndërkohë ajo që është vlera më e madhe ekonomike që do të sjellë Rruga e Arbrit përtej lehtësimit të lidhjes së njerëzve me Tiranën është që do të hapë një horizont të ri krejt për investimet në turizëm.

Tani që nga Rruga e Arbrit shkohet kaq lehtë, ajo rrugë kur të transformohet do ta bëjë shumë të lehtë mundësinë për të bërë investime të tjera në atë anë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë.

“Natyrisht që akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme dhe ne jemi në proces dhe shpresoj shumë se deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës”, tha Rama.