string(53) "rikthim-i-cmendur-nga-gjilani-aganspahic-me-tregolesh"

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 17:22

Rikthim i çmendur nga Gjilani, Aganspahiç me tregolësh

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 17:22

Gjilani ka marrë një fitore të madhe, në garën për një vend të tretë në tabelën e Superligës së Kosovës.

“Skifterat” ishin duke humbur pas pjesës së parë, me Feronikelin ’74 që shënoi dy herë me anë të Hasan Hysenit.

Pjesa e dytë, megjithatë, ishte e tëra e Gjilanit, i cili i shënoi tre gola për ta bërë rikthimin e madh.

Ishte Almir Aganspahiç që në minutën e 53-të shënoi për 1-2, derisa në minutën e 82-të e barazoi rezultatin.

Në minutën e 88-të, Gjilani e humbi një penallti, pasi Senad Jarovic dështoi nga pika e bardhë.

Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra për gjilanasit, të cilët morën fitoren në minutën e 96-të, pasi Aganspahiç kompletoi tregolëshin.

Me këtë fitore, Gjilani gjendet në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa Feronikeli ’74 tashmë ka rënë nga Superliga dhe ka vetëm 15 pikë./GazetaExpress/