string(69) "aksident-i-rende-ne-divjake-i-plagosuri-niset-drejt-traumes-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 17:07

Aksident i rëndë në Divjakë, i plagosuri niset drejt Traumës në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 17:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Divjakës.

Një automjet tip “Benz” ka goditur një motoçikletë të modifikuar me karroceri në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Siç duket nga pamjet përplasja ka qenë e fortë. Motori është ndarë nga karroceria dhe drejtuesi i saj, M. Shkoza, 78 vjeç, nga Divjaka është plagosur rëndë.

Ambulanca ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjës.

Mjekët e Lushnjës e kanë nisur 78-vjeçarin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, sapo stabilizuan gjendjen e  tij shëndetësore që vijon të jetë e rëndë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.