string(68) "trafik-pikturash-drejt-italise-arrestohet-ne-port-drejtuesi-i-mjetit"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 15:53

Trafik pikturash drejt Italisë, arrestohet në port drejtuesi i mjetit

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 15:53

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit. Në portin e Durrësit u sekuestruan 10 piktura me vlerë rreth 25 000 Euro, këto që shihni në pamje.

Policia informon se veprat e artit po transoportoheshin me këtë furgon dhe kishin destinacion Italinë. Atu u zbuluan gjatë kontrollit në dalje ndërsa policia prangosi drejtuesin e mjetit, 37 vjeçarin nga Elbasani, Kasem Qato. Ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.  

Policia informon se u shpallën në kërkim dy persona të tjerë banues në Fier dhe në durrës, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për trafikimin e këtyre veprave të artit. Gjithashtu po hetohet nëse këta persona janë të përrfshirë në të tjera raste të trafikut të veprave të artit.