string(86) "mickoski-takimi-me-taravarin-do-te-ndodhe-koalicioni-qeverises-ne-situate-te-shkelqyer"

Maqedoni

Gazeta Express

02/05/2025 15:12

Mickoski: Takimi me Taravarin do të ndodhë, koalicioni qeverisës në situatë të shkëlqyer

Maqedoni

Gazeta Express

02/05/2025 15:12

Për fillim të muajit maj u paralajmërua takim mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreu të ASH-së Arben Taravari, ku mes tjerash pritet të diskutohet edhe për pjesëmarrjen e Taravarit në qeveri, pas ndarjes nga VLEN, përcjell TV21. I pyetur se kur do të ndodhë takimi, kryeministri nuk tregoi, ndërsa në pyetje për gjendjen në koalicionin qeverisës, i pari i ekzekutivit tha se është e shkëlqyer.

“Kur pritet takim me Taravarin? Kur pritet…? Takim me Taravarin. Do të ndodhë, po! Si është situata në koalicionin qeverisës kryeministër? E shkëlqyeshme! Si e vlerësoni. Shkëlqyeshëm”, u përgjigj shkurt Mickoski.