string(131) "mori-cokollata-pa-i-paguar-kishte-ndermend-tia-jepte-si-forme-kompensimi-shitesit-te-marihuanes-gjykata-ia-cakton-1-muaj-paraburgim"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 14:28

Mori çokollata pa i paguar – kishte ndërmend t’ia jepte si formë kompensimi shitësit të marihuanës, Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 14:28

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatave në vlerë mbi 20 euro dhe përdorim të thikës.

“Caktohet masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji, e cila sipas këtij aktvendimi do të zgjasë nga data 24.04.2025 deri më 23.05.2025”, thuhet në vendim.

Më herët, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për përmbajtjen e kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit N.T., për vjedhje të çokollatave në vlerë mbi 20 euro, nën kërcënimin e një arme.

Në vendimin e siguruar thuhet se i dyshuari N.T. para gjykatës ka premtuar se nuk do ta përsërisë më veprën penale, duke pranuar gjithashtu se përdor substanca narkotike.

Sipas deklaratës së tij, ai kishte telefonin në dorë kur dy djem e kanë ndjekur për t’ia marrë çokollatat. Sipas tij, të njëjtëve u ka kërkuar të mos i afroheshin.

Ai ka pohuar se i ka marrë çokollatat pa i paguar dhe se ato kishte ndërmend t’ia jepte si formë kompensimi shitësit të marihuanës.

Në fund, Gjykata ka njohur të drejtën e ankesës në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimit të vendimit për caktimin e masës së paraburgimit.