string(67) "trump-nderpret-fondet-per-televizionin-dhe-radion-publike-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 13:12

Trump ndërpret fondet për televizionin dhe radion publike amerikane

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 13:12

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të japë më fonde për PBS dhe NPR, përkatësisht televizion dhe radio publike amerikane.

Lajmi konfirmohet nga vetë Shtëpia e Bardhë, e cila ripostoi urdhrin ekzekutiv të Trump në platformën “X”.

Sipas Trump, këto media financohen nga taksapaguesit dhe përhapin propagandë, e për këtë arsye i ka dhënë fund subvencionimit të tyre.

Madje kreu i Shteteve të Bashkuara e cilësoi si të panevojshëm financim e tyre nga qeveria.

Trump ka urdhëruar që dhe fondi aktual i caktuar për këto dy media të ndërpritet menjëherë, si dhe do të sigurojë që çdo marrës i fondeve të Korporatës së Transmetimit Publik, të mos përdorin fonde federale për NPR dhe PBS.

Lajmërim ka dhe për agjencitë e treta, të cilat Trump i paralajmëron se duhet të ndërpresin çdo financim të drejtpërdrejt ose indirect të NPR dhe PBS.

Masa kundër PBS dhe NPR vjen ndërsa administrata e Shtëpisë së Bardhë ka punuar për të shpërbërë Agjencinë Amerikane për Median Globale, duke përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë.