string(98) "reagon-agk-gazetari-i-t7-genc-godanci-u-pengua-me-dhune-ne-syte-e-kryeministrit-nga-truproja-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 12:37

Reagon AGK: Gazetari i T7 Genc Godanci u pengua me dhunë në sytë e kryeministrit nga truproja e tij

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 12:37

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon fuqishëm pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, i ka bërë sot gazetarit të T7, Genc Godanci derisa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij.

Një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt shihet dy herë duke ia kapur fizikisht dorën gazetarit, dhe një tjetër paraqet pengesën e dytë në përpjekjen për të marrë përgjigje.

“Kjo nuk është hera e parë që gazetarët pengohen me dhunë nga mbrojtja e afërt në sytë e kryeministrit në detyrë, Kurti”, thuhet në reagimin e AGK-së e cila fton Policinë e Kosovës dhe kryeministrin në detyrë që të krijojnë kushte normale pune për gazetarët, kur ata kërkojnë përgjigje në ambient publik nga zyrtarët e lartë.