string(102) "zbulohet-baza-e-grupeve-kriminale-ne-shkoder-sekuestrohen-pistoleta-fisheke-antiplumba-dhe-silenciator"

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 12:20

Zbulohet baza e grupeve kriminale në Shkodër, sekuestrohen pistoleta, fishekë, antiplumba dhe silenciator

Shqiperi

Gazeta Express

02/05/2025 12:20

Në kuadër të operacionit “Baruti” janë sekuestruar 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Pronari i banesës, me precedentë të mëparshëm kriminal për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Çezarin Jaku, 61 vjeç.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjtiahstu vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.