Në kuadër të mbështetjes së procesit zgjedhor, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Në përfundim të takimit, Gonzato u pyet nga gazetarët mbi pretendimet e ngritura nga media për ndërhyrje të tij në raportin paraprak të OSBE/OSIHR.
“Bashkimi Europian, të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëj një hap te rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar tek ODHIR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht i pavërtetë. Nëse njerëzit me njohin mua dhe BE e dine se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjinë e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është toalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre”, tha ambasadori Gonzato.
Diplomati i BE-së, iu shmang pyetjes mbi lobimin 6 milion dollarësh të PD në SHBA.
“Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente, tha Gonzato.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, zbardhi detaje të takimit me dyer të mbyullura me ambasadorin.
“Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e këtyre përgatitjeve, ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet”, tha Celibashi.
Por deri në çfarë date do të qëndroj zarfi i votuesve në zyrat e postës?
“Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj”, tha kryekomisioneri.
I pyetur për SPAK dhe strukturën e posaçme të ngritur për monitorimin e krimit zgjedhor, Celibashi konfirmoi që po shqyrtohen disa raste konkrete që janë raportuar.