string(123) "nena-e-te-riut-qe-humbi-jeten-nga-shembja-e-tendes-ne-novi-sad-kam-ikur-nga-serbia-nga-frika-kerkoj-drejtesi-per-djalin-tim"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 7:03

Nëna e të riut që humbi jetën nga shembja e tendës në Novi Sad: Kam ikur nga Serbia nga frika, kërkoj drejtësi për djalin tim

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 7:03

Dijana Hrka, nëna e Stefan Hrka-s, të riut që humbi jetën në mënyrë tragjike nga shembja e një mbulese në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ka deklaruar në një intervistë për emisionin Probudi se në TV Nova se dje, gjashtë muaj pas ngjarjes, nuk mund të vendosë as një qiri për të birin – sepse ka braktisur Serbinë nga frika për sigurinë e saj.

“Nuk jam në vend. Më dhemb shumë. Nuk mund t’i ndez një qiri djalit tim, nuk mund të jem me studentët dhe qytetarët në Novi Sad. Jetojmë në një sistem të korruptuar dhe të padrejtë. Nuk e di nëse ndonjëherë do të gjejmë drejtësinë”, u shpreh Hrka.

Ajo akuzon institucionet serbe për mosveprim dhe mbrojtje të fajtorëve. Sipas saj, askush nuk është marrë në pyetje për shembjen e mbulesës që mori jetën e të birit, ndërkohë që firma Starting, e përfshirë në rindërtim, ka paditur avokatin e saj, Ivan Niniq.

“Nuk i besoj sistemit, policisë, drejtësisë, askujt. Ata padisin një njeri të ndershëm, ndërsa vetë mbeten të paprekur. Drejtësinë do ta kërkoj diku tjetër.”

Në lidhje me incidentin para ndërtesës së RTS-it, ku u sulmua verbalish nga disa persona, Hrka thotë se di saktësisht kush janë:

“Një i ri nga Novi Sadi më filmonte nga afër duke më hyrë në fytyrë. E dimë kush është, e dimë edhe babain e tij. Më kanë ndjekur njerëz të ashtuquajturit ‘Cacilend’, të paguarit e Vuçiqit. Policia nuk ka reaguar kurrë.”

Hrka shton se i bezdis ata që i bëjnë presion sepse “bën pyetje”:

“Kur kalova pranë Cacilend-it, më ofruan lëng. U thashë se më i mirë është në Serbinë time sesa në të tyren. Më ofenduan, njëri madje më pështyu. Policia nuk ndërhyri.”

Ajo është thellësisht e zhgënjyer nga shteti dhe udhëheqja politike:

“Aleksandar Vuçiq nuk është më presidenti im. Nuk kemi shtet – vetëm njerëz që mbledhin vota për SNS. Studentët arrestohen dhe rrihen, ndërsa asnjë përgjegjës për mbulesën nuk është ndaluar. Kjo nuk falet.”

Për të arritur drejtësinë, Hrka kërkon hetim të plotë të kompanisë Starting dhe emrave të përmendur në kontekstin e rindërtimit:

“Le të thirret në pyetje edhe Maja Gojkoviq, Zorana Mihajloviq, madje edhe Milorad Dodik nëse është e vërtetë që firma e tij ka marrë pjesë. Nëse duhet, edhe presidenti le të merret në pyetje.”

Pas deklaratave të saj, reagoi edhe Gorica Dodik, vajza e Milorad Dodikut, e cila e cilësoi si “gënjeshtër” çdo përfshirje të familjes së saj në këtë çështje:

“Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente në Serbi që urgjentisht të publikojnë të gjitha të dhënat për ata që kanë marrë pjesë në rindërtimin e mbulesës dhe të dëshmojnë ose mohojnë gënjeshtrat e publikuara sot në media.”

Dijana Hrka, megjithë dhimbjen, thekson se nuk do të ndalet:

“Unë qaj, por edhe eci përpara. E kërkoj drejtësinë. Secili qan në mënyrën e vet – dhe këtë e kuptoj.” /Vijesti