string(80) "mos-ma-permend-takimin-e-lidereve-po-folim-per-seancen-perplasen-gruda-me-krakin"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 21:31

“Mos ma përmend takimin e liderëve”, “Po folim për seancën”, Përplasen Gruda me Krakin

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 21:31

Në emisionin “Politiko” ka nisur debati mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, të cilët po diskutojnë për bllokadën dhe për takimin e sotëm ndërmjet kryetareve, Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

Teksa po diskutohej për propozimin e kryesuesit që të shkohet me votim të fshehtë, Gruda ka thënë se kjo është një shkelje e rregullores, teksa Kraki ka thënë se Gjykata Kushtetuese e lejon votimin e fshehtë.

“Mos ma përmend takimin e liderëve si shkelje e rregullores apo jo sepse ajo ka ndodhur jashtë seancës. Kryesuesi i seancës e ka një detyrim, me implementu skenarin që ia përgatitë sekretaria dhe rendin e ditës, ai nuk e ka në rend dite me e hedh në votim një çështje “, ka thënë Gruda.

“Ai e ka në rend të ditës me u arrit votimi për Kryetar”, ka thënë Kraki.

“Por, jo me e ndrru mënyrën e votimit”, tha Gruda.