Manchester City është duke kaluar nëpër një sezon dëshpërues me synim që të futet në Top 4 në Premierligë, por pa ngritur lart trofe.
“Citizens” kanë shkuar në finale të FA Cup, ku më 17 maj do të përballen me Crystal Palacen, por ky ishte larg një sezon më i dobët në krahasim me ata paraprakë.
E Pep Guardiola më në fund është duke e pritur një lajm të mirë, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri spanjoll mezi po e pret rikthimin e Rodrit, me Topin e Artë që ka munguar thuajse gjatë tërë sezonit për shkak të një lëndimi të rëndë që e kishte pësuar.
“Jemi vërtet të lumtur që Haaland është rikthyer dhe që Rodri ka rinisur të stërvitet. Sapo mjeku të më thotë se Rodri mund të nisë të luajë, do të luajë, por fillimisht këtë duhet të ma thonë mjekët. Ishte një lëndim i vështirë. Rodri ushtron çdo ditë e më shumë, por duhet të presim që të mos ë bëjë një hap prapa dhe të lëndohet përsëri, kështu që duhet të jemi të qetë e të durueshëm. Në çdo stërvitje ndihet mirë e më mirë, kështu që, kur mjeku të thotë se Rodri është stabil dhe se mund të nisë të luajë, atëherë do të kthehet”, deklaroi fillimisht Guardiola.
“A do të luajë përsëri në këtë sezon? “Nuk e di. Do të ma thotë mjeku. Nuk jam doktor”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut. /Gazeta Express