string(87) "formimi-i-institucioneve-kryeziu-nese-nuk-nderhyn-osmani-nderhyn-administrata-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 14:27

Formimi i institucioneve, Kryeziu: Nëse nuk ndërhyn Osmani, ndërhyn Administrata amerikane

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 14:27

Kadri Kryeziu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dhe për mosformimin e Qeverisë.

Ai ka pohuar se nëse nuk ndërhynë presidentja Vjosa Osmani nëse për një periudhë nuk formohen institucionet e reja të vendit, atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane.

“Presidentja është me kompetenca neutrale, pra karakteri i saj është karakteri i unitetit, në situata të caktuara ajo e ka për detyrë për t’i ndihmuar që të krijohen institucionet. Ajo duhet të jetë shumë aktive, ajo e ka dhënë betimin në parlament,  nëse jo atëherë ndërhyjnë forcat jashtme, respektivisht administrata amerikane. Kur nuk ndërhyn Osmani, Amerika ndërhyn”, ka thënë Kryeziu në KlanKosova.