string(73) "publikohet-teksti-i-marreveshjes-se-mineraleve-midis-shba-se-dhe-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 13:40

Publikohet teksti i marrëveshjes së mineraleve midis SHBA-së dhe Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 13:40

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka ndarë faqet e para të tekstit të marrëveshjes së mineraleve midis Kievit dhe Uashingtonit.

Duket se ka më shumë, por katër faqet e ndara përputhen me shumë nga ato që përshkroi më parë Yulia Svyrydenko.

Raportohet se të dyja palët kanë konfirmuar se ajo krijon një fond investimi për kërkimin e mineraleve dhe përcakton se si do të ndahen të ardhurat, shkruan skynews.

Ndryshe, administrata amerikane tha në një deklaratë se marrëveshja “i dërgon një mesazh Rusisë” se administrata e presidentit Donald Trump është “e përkushtuar ndaj një procesi paqeje që synon një Ukrainë të lirë, sovrane dhe të begatë”.

Bëhet e ditur se marrëveshja vjen pak më shumë se dy muaj pas një takimi midis Trumpit dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë që u shndërrua në një përplasje verbale publike dhe ngriti frikën se SHBA mund të tërhiqte mbështetjen për Ukrainën.

Si pjesë e marrëveshjes, SHBA do t’i sigurojë Kievit ndihmë shtesë, e cila mund të përfshijë, për shembull, sistemet e mbrojtjes ajrore.

Kjo është një dispozitë kryesore që nuk ishte përfshirë në propozimet e mëparshme për marrëveshjen. /Telegrafi