string(47) "vdes-personi-me-i-vjeter-ne-bote-ishte-116-vjec"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 13:20

Vdes personi më i vjetër në botë, ishte 116 vjeç

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 13:20

Gruaja braziliane e cila u shpall personi më i vjetër në botë, Ina Canabaro Lucas, ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare.

Ajo vdiq në Kongregacionin e Motrave Teresiane në Porto Alegre, ku kaloi vitet e fundit të jetës së saj, raportoi BFM.

Ina u bë personi më i vjetër në botë pas vdekjes së japonezes Tomiko Itoka në janar, e cila gjithashtu vdiq në moshën 116 vjeç.

Canabarro Lucas ishte 116 vjeç e 326 ditë në kohën e vdekjes së saj, tha Kongregacioni i Motrave Teresiane.

Lukasi lindi më 8 qershor 1908.

Ajo e filloi karrierën e saj shpirtërore në moshën 16 vjeç kur hyri në shkollën e Motrave Teresiane dhe në moshën 26 vjeç u bë murgeshë.

Gjatë jetës së saj, ajo shërbeu si mësuese dhe sekretare, dhe në vitin 2018, në moshën gati 110 vjeç, mori një bekim apostolik nga Papa Françesku.

Lucas është murgesha e dytë më e vjetër në histori, pas francezes Lucille Randon, e cila jetoi deri në 118 vjeç.

Pas vdekjes së Lukasit, personi më i vjetër në botë u bë anglezja Ethel Caterham, e cila aktualisht është 115 vjeçe e 252 ditë, sipas të dhënave nga Grupi i Kërkimeve të Gerontologjisë (GRG).