string(77) "deda-ky-vit-duket-i-humbur-pasi-te-degradon-gjithcka-do-te-gjendet-rrugedalja"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 13:06

Deda: Ky vit duket i humbur, pasi të degradon gjithçka do të gjendet rrugëdalja

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 13:06

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar rreth ngërçit të krijuar në Kuvend, ku edhe sot ka dështuar seanca konstituive, duke deklaruar se ky vit duket se është vit i humbur për Kosovën.

Deda në postimin e tij, ka thënë edhe se rrugëdalja do të gjendet pasi që gjithçka do të degradojë.

‘‘Këto lojra parapolitike munden me zgjatë gjithë vitin, edhe ashtu 2025 duket se është vit i humbur për Kosovën. Në fund  kur të degradon gjithçka do të gjindet rrugëdalja. Për disa rikuperimi do të jetë vështirë i mundshëm’’, ka shkruar ai.

Ndryshe sot ka dështuar seanca e nëntë e konstituimit të Kuvendit, ku gjatë seancës, kryesuesi i saj, Avni Dehari, ka propozuar votim të fshehtë për votim të kryetarit të parlamentit, porse, diçka e tillë s’është përkrahur nga partitë e tjera. /GazetaExpress