Olti Curri ngre dyshime se Gjesti ka kryer operacion plastik
Rozë
Gazeta Express
01/05/2025 12:16
Opinionisti i njohur Olti Curri ka hedhur dyshime për pamjen fizike të fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti.
Ai ka publikuar një krahasim të fotografive të vjetra dhe të tanishme të Gjestit, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit mund të ketë bërë ndërhyrje në hundë.
Me një ton ironik, siç e karakterizon shpesh, Olti ngjalli menjëherë reagime nga ndjekësit dhe fansat e reality show-t, të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kundërshtimeve ndaj këtij pretendimi.