string(73) "ibrahimovic-isha-duke-u-transferuar-ne-napoli-ne-fund-vendosa-per-milanin"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2025 11:28

Ibrahimovic: Isha duke u transferuar në Napoli, në fund vendosa për Milanin

Futboll

Gazeta Express

01/05/2025 11:28

Zlatan Ibrahimovic e ka kujtuar kohën kur kishte vendosur të rikthehej tek Milani.

Por, paraprakisht, ish-futbollisti suedez zbulon se ishte pranë transferimit në Napoli, shkruan “Gazeta Express”.

Ibra e kishte një mision – që ta shpallte Milanin kampion para se të pensionohej dhe këtë edhe e bëri.

“Unë isha duke e shikuar dokumentarin e Diego Maradonës. Kështu që, dëshiroja t’i bashkohesha Napolit dhe ta bëja atë që e kishte bërë Diego (ta fitonte ligën).”

“Isha i lodhur me Amerikën dhe po mendoja të pensionohesha. Por, menaxheri im Mino Raiola më tha: ‘A je çmendur? Duhet të kthehesh për të luajtur në Itali.’”

“Ishte gjithçka e kryer me Napolin dhe më pas Napoli e largoi trajnerin Carlo Ancelotti. Kështu që e pyeta Minon: ‘Cili ekip është në momentin më të keq që mund t’ia ndryshoj atë?’ Ai mu përgjigj: ‘Dje, Milani humbi 0:5 nga Atalanta.’”

“Kështu që, vendosa të kthehesha tek Milani dhe të mos pensionohesha derisa ta fitoja titullin në Serie A me ta.”

Dy vjet më vonë, ai e kompletoi me sukses misionin e tij. Njeri i fjalës! /Gazeta Express