Dehari propozon “votim të fshehtë” për kryetarin e Kuvendit
Lajme
Gazeta Express
01/05/2025 10:47
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ai përmendi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që tha se mundëson këtë formë votimi.
“Me qëllim të hapjes rrugë për zhbollikim e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë me vletëvotime fizike”, tha ai.
PDK-ja tha se nuk do të marrë pjesë në këtë votim. Ashtu vendosi edhe LDK-ja, e cila e konsideroi këtë shkelje të rregullores së Kuvendit. Njëjtë vendosi edhe AAK-ja.