string(40) "kadrijaj-aak-se-votojme-albulena-haxhiun"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 10:20

Kadrijaj-AAK: S’e votojmë Albulena Haxhiun

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 10:20

Deputetja  e AAK-së Time Kadrijaj, rikonfirmoi qëndrimin e kësaj partie se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Aleanca mban qëndrimin e njëjtë, nuk do ta votojmë kandidaten e VV-së. Ne nuk e dimë edhe cili do të jetë kandidatja apo kandidati. Ftesa në mënyrën që është bërë nuk është korrekte, sepse e ka balancuar zgjedhjen  e kryetarit me zgjedhjen e nënkryetarit. Nuk besoj qe do të kishim shkuar në takim”, tha Kadrijaj.