string(89) "zotni-nderroje-kandidaten-krasniqi-pas-takimit-me-kurtin-sjam-i-bindur-qe-do-ta-beje-kete"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 9:43

“Zotni, ndërroje kandidaten”, Krasniqi pas takimit me Kurtin: S’jam i bindur që do ta bëjë këtë

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 9:43

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti ia kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.

“Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.

Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.

Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

“Edhe z.Kurti i thashë që do të ishte mirë me mendu për kandidatë apo kandidatura të tjera”, tha Krasniqi.

Krytetari i PDK-së tha se “nënkryetarët as që diskutohen”, pasi “janë çështje të ndara”.