I biri i 29 vjeç i aktorit të famshëm amerikan, Aaron Kendrick De Niro, tha se tani e tutje e identifikon veten si një grua transgjinore.
Tani Airyn De Niro e njoftoi këtë hap të tijin në një interviste në median Them.
Ai është një prej 7 fëmijëve me katër gra të ndryshme të aktorit De Niro. Ai ka edhe një vëlla binjak Julian. E ëma e tyre është aktorja Toukie Smith.
Ai pati disa ankesa rreth identetit të tij të deritanishëm duke theksuar edhe se na qenka potretizuar si i priviliegjuar si ‘nepo baby’ nga mediat për shkak të prindërve të famshëm të tij.
Çështja e të drejtave të komunitetit LGBTQI+ ishte një prej më të diskutuarave në SHBA gjatë fushatës zgjedhore ku përfundimisht konsiderohej se ishte teprim i madh nga ky komunitet dhe avokuesit e tyre këmbëngulja e ndërhyrjeve kirurgjike dhe kimike në fëmijë të moshave shumë të reja me pretekstin se vuajnë nga mospërputhja e identitare.