AAK-ja sot shkon në Kuvend me qëndrim të njëjtë - Gazeta Express
string(47) "aak-ja-sot-shkon-ne-kuvend-me-qendrim-te-njejte"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 7:07

AAK-ja sot shkon në Kuvend me qëndrim të njëjtë

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 7:07

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish do të shkojë edhe sot në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka pohuar se do të votojnë kundër sërish.

“Ne ende u qëndrojmë pas qëndrimeve që i kemi pasë do të shkojmë në seancë, por do të votojmë kundër sërish”, ka thënë Kadrijaj.

Më 29 prill, Kuvendi i Kosovës e pati tentativën e tetë për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë.

Lëvizja Vetëvendosje po ngul këmbë në kandidaturën e saj, ndërkohë që partitë opozitare po refuzojnë t’i japin votën. Ato kërkojnë një emër konsensual – ashtu siç dikur kishte kërkuar edhe Albin Kurti në kohën e PAN-it.

Advertisement
Advertisement
Advertisement