Përplasja mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati po vazhdon edhe në studion e Pressing në T7, teksa Murati po i reagon me anë të statuseve në Facebook.
Rama i është kundërpërgjigjur Muratit, pas reagimit të këtij të fundit, se nëse ka bërë shkelje, të merr masa.
I pari i kryeqytet i thotë Muratit se nëse merr masa dhe e dërgon në Gjykatë, atëherë atje do ta shohin se kush e ka mirë.
“Okej shihemi në gjykatë, nëse po më dëgjon. Hekuran tregom Kallzim Penal e shihemi në Gjyaktë edhe e shohim kush e ka mirë, ti a unë. Po thotë paskemi shkel ligjin, nëse unë e kam shkel ligjin, atëherë merr masa”, përfundon Rama.