string(125) "as-nje-qebabtore-se-ka-menaxhu-perparim-rama-i-ashper-me-hekuran-muratin-keta-sdijne-me-ba-as-per-veti-mendesi-e-varfanjakeve"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 21:42

“As një qebabtore s’e ka menaxhu” – Përparim Rama i ashpër me Hekuran Muratin: Këta s`dijnë me ba as për veti – mendësi e varfanjakëve

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 21:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se ndjen keqardhje që Kosova ka një ministër të Financave si Hekuran Murati, duke shtuar se shpreson që një ministër të tillë mos ta ketë më kurrë vendi ynë. Gjithë kjo vjen pas përplasjeve mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverinë në detyrë për projektin 18 milionësh në sheshin “Xhorxh Bush”.

Rama në emisionin Pressing në T7 thotë se Murati ka pasur fatin për të menaxhuar financat e Kosovës, anipse thotë se ‘ndoshta as një qebabtore nuk e ka menxhuar’.

“Më vjen keq për dikë që e kemi pas minsitër të Financave, shpresoj që nuk do ta kemi më kurrë. Një person që ndoshta nuk e ka menaxhu as edhe një qebabtore i ka ardh fati me i menaxhu financat e krejt vendit. E diskuton për cështje që nuk ka lidhje as cka flet. Ne i kemi të buxhetume projektet, sepse mos me i pas nuk kishim mujt me i qit as në tender. Të gjitha i kemi përbrenda kornizave ligjore”.

Ttuje, Rama thotë se pushteti aktual po bllokon projekte, e që sipas tij, ata nuk dijnë se çka është investimi.

“Unë i thash kryj punët e tua, e mos u merr me propagandë. Kur e ke një person që mburret që i ka veq 300 euro në konto është një mendësi e varfanjakëve, i njerëzve të varfër që nuk dijnë me bo as për veti, e le mo për shoqëri. Këta bllokojnë, këta nuk e dijnë cka është investimi”, tha ai.