string(67) "u-arriten-zarfet-bosh-kqz-ridergon-fletet-e-votimit-per-6-emigrante"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 19:24

U arritën zarfet bosh, KQZ ridërgon fletët e votimit për 6 emigrantë

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 19:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë, të cilëve zarfet iu dorëzuan bosh. Fletët e votimit janë dërguar në Itali, Gjermani, Francë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ridërgimin e dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. QR Code i cili vendoset në zarfin B që do t’ju dërgohet këtyre zgjedhësve, duhet të jetë i ndryshëm nga ai që përmbante zarfi B i dërguar më parë. Për këta zgjedhës do të administrohet vetëm dokumentacioni zgjedhor i ridërguar.

Drejtoria përgjegjëse për votimin nga jashtë shënon rastin në një procesverbal të veçantë, të cilin e depoziton në protokollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij,” thuhet në njoftimin e KQZ.