string(99) "femija-3-vjecar-u-gjet-i-vetem-ne-bulevardin-deshmoret-e-kombit-i-dorezohet-familjareve-pas-nje-ore"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 17:26

Fëmija 3-vjeçar u gjet i vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i dorëzohet familjarëve pas një ore

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 17:26

Policia e Tiranës njoftoi pasditen e sotme se qytetarët kishin gjetur një fëmijë 3-4 vjeç pa praninë e prindërve në bulevardin “Dësh“orët e Kombit.

Fëmija u dërgua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ndërsa policia i bëri thirrje familjarëve që ta kontaktonin.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi se i mituri iu dorëzua në gjendje të mirë shëndetësore prindërve.

“Më datë 30.04.2025, rreth orës 16:00, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur rreth moshës 3-4 vjeç, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, njoftoi policia më herët.