string(50) "rama-deri-ne-2029-asnje-takse-per-biznesin-e-vogel"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:50

Rama: Deri në 2029, asnjë taksë për biznesin e vogël

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:50

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një elektoral në Kukës për arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se  Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon për shtresat me të ardhura të ulëta, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për biznesin e vogël.

Sipas tij, qeveria ka lehtësuar barrën fiskale për këtë kategori përmes heqjes së taksës mbi fitimin dhe TVSH-së, duke i lënë në dispozicion qytetarëve mbi 120 milionë euro në vit.

Rama garantoi se kjo politikë do të vazhdojë deri në vitin 2029, me qëllim fuqizimin e vetëpunësimit dhe mbështetjen e familjeve shqiptare.

Rama: Ne kemi taksat më të ulëta në rajon për ata që fitojnë më pak. Biznesi i vogël ka zero taksë mbi fitimin, zero TVSH. Shuma që ne i kemi lënë çdo vit familjeve që vetëpunësohen te biznesi i vogël është 66.5 mln euro. Ata që kanë biznes me xhiro mbi 140 mijë euro, paguajnë TVSH por jo tatim fitim. Edhe këtu janë afro 60 mln që shteti nuk i merr por ua lë atyre. Është një shumë e konsiderueshme që shteti e ka lënë për njerëzit dhe posaçërisht për biznesin e vogël sepse ne besojmë se aty është pika ku duhet të mbështetemi për të fuqizuar familjet. Prandaj deri në 2029 ne nuk do të taksojmë biznesin e vogël.