Një person është arrestuar në Tiranë, i dyshuar për sigurimin e kushteve që çuan në vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. I arrestuari me origjinë nga Tropoja dhe mik i Sidorel Prendit (Rohan Brahimi), dyshohet se ka dorëzuar makinën që u përdor nga autori, duke e fshehur identitetin e tij me ndërrimin e targave.
Policia ka sekuestruar një celular të të arrestuarit, ku janë gjetur të dhëna të vlefshme që lidhin ngjarjen me një grup kriminal në Emiratet e Bashkuara. Hetimet për zbardhjen e ekzekutorit të vrasjes vazhdojnë, ndërkohë që viktima kishte marrë masa sigurie duke instaluar kamera monitorimi, por nuk e kishte raportuar frikën për sulm në polici.