string(75) "ishte-ne-kerkim-per-lendim-te-lehte-trupor-arrestohet-30-vjecari-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 15:24

Ishte në kërkim për “Lëndim të lehtë trupor”, arrestohet 30 vjeçari në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 15:24

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje e ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I arrestuari është L.H. i moshës 30 vjeçare dhe ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, për çka ishte dënuar me 10 muaj burgim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më datë 29.04.2025, rreth orës 20:45, Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar në fshatin Dardani të Ferizajt një person të kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I arrestuari, L.H. (M/K), 30 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, për të cilën ishte dënuar me dhjetë (10) muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave gjyqësore ndaj të gjithë personave që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.