string(95) "origjina-e-personave-qe-u-pajisen-me-leje-qendrime-ne-kosove-e-para-turqia-ndersa-e-dyta-serbia"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 12:24

Origjina e personave që u pajisën me leje-qëndrime në Kosovë, e para Turqia ndërsa e dyta Serbia

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 12:24

Sektori privat në Kosovë, duke u përballur me sfidën e mungesës së punëtorëve brenda vendit, është fokusuar në tërheqjen e fuqisë punëtore të huaj. Marrëveshje të ndryshme kanë ndikuar që përveç personave nga shtetet e rajonit, në Kosovë të imigrojnë persona nga shtetet e largëta aziatike, për arsye punësimi.

Sipas të dhënave më të fundit të MPB-së në Kosovë të publikuara nga GAP, numri i personave të huaj të cilët janë pajisur me leje-qëndrime në Kosovë në 2024 ishte 8,293, prej tyre, 4,273 apo rreth gjysma e lejeve janë lëshuar për arsye të punësimit, krahasuar me gjysmën tjetër që kanë për arsye bashkimin familjar, studimet, etj.

Megjithatë, duke krahasuar vendimet për leje-qëndrime për herë të parë dhe ato si vazhdimësi, rezulton se çdo vit, numri i vendimeve për vazhdimësi është më i lartë.

Shumica e imigrantëve në Kosovë vijnë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi dhe shtetet tjera të Azisë.

Megjithatë, bilanci i emigrimit është konsiderueshëm më i lartë se i imigrimit, dhe si pasojë, punëtorët e huaj në Kosovë nuk mund të zëvendësojnë mungesën e fuqisë punëtore e cila krijohet si rezultat i hendekut të madh të shkaktuar nga emigrimi.