Incidenti në zyrën elektorale, PSD mohon përfshirjen: Nuk kemi lidhje me ngjarjen, dënojmë dhunën - Gazeta Express
string(94) "incidenti-ne-zyren-elektorale-psd-mohon-perfshirjen-nuk-kemi-lidhje-me-ngjarjen-denojme-dhunen"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 17:17

Incidenti në zyrën elektorale, PSD mohon përfshirjen: Nuk kemi lidhje me ngjarjen, dënojmë dhunën

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 17:17

Partia Socialdemokrate (PSD) është distancuar nga incidenti i ndodhur mesditën e së hënës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, duke theksuar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me zyrën apo aktivitetin e saj elektoral.

Në një deklaratë zyrtare PSD ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe ka bërë të qartë se asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e saj nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.

Ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën ‘Ali Demi’ nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement