Katër persona lëndohen si pasojë e një aksidenti në Gllamnik të Podujevës
Lajme
Gazeta Express
28/04/2025 20:29
Foto ilustrim
Në fshatin Gllamnik të Podujevës ka ndodhur një aksident të hënën rreth orës 18:30.
Në aksident kanë qenë të përfshirë të vetura.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express