Albin Kurti, që po e ushtron detyrën e kryeministrit, ishte sot në Leposaviq për hapjen e një zyre të Postës së Kosovës.
Ai tha se hapja e kësaj zyreje është “bashkëdyzim i ligjshmërisë dhe cilësisë”.
“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai, siç njofton ZKM-ja.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha atje se “në katër komunat veriore operojnë tashmë 13 zyra postare”.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...