Kylian Mbappe nuk pritet të jetë titullar ndaj Barcelonës.
Barça dhe Reali sonte nga 22:00 do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit.
Vetëm pak orë para finales, “Marca” ka raportuar se trajner i Realit, Carlo Ancelotti, me rekomandimin e stafit mjekësor, ka vendosur që Mbappe të mos luajë nga minuta e parë.
Mbappe po përballet me një lëndim në nyjën e këmbës dhe nuk është rikuperuar ende.
26-vjeçari Mbappe u lëndua ndaj Arsenalit, në ndeshjen kthyese të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
Ai i mungoi Realit edhe në xhiron e kaluar në La Liga.
Ancelotti pritet të luajë me Vinicius Juniorin dhe Rodrygon në sulm ndaj Barçës.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...