string(78) "llapi-tregon-forcen-edhe-ne-ndeshjen-e-kthimit-kualifikohet-ne-finale-te-kupes"

Futboll

Gazeta Express

23/04/2025 16:57

Llapi tregon forcën edhe në ndeshjen e kthimit, kualifikohet në finale të Kupës

Futboll

Gazeta Express

23/04/2025 16:57

Llapi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës për këtë sezon.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina kishte fituar 2:0 në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Drenicës, shkruan Gazeta Express.

E fitore të njëjtë shënoi edhe në ndeshjen e kthimit sot në Skënderaj.

Ishte Arianit Hasani që shënoi dy gola në pjesën e dytë për fitoren e mysafirëve.

Në finale, Llapi do të përballet me fituesin e duelit mes Prishtinës dhe Dritës që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.