Agron Shehaj, drejtuesi i Partisë Mundësia, ka prezantuar kandidatët e partisë për njësinë 7 në Tiranë, duke theksuar se janë e vetmja forcë politike që nuk ka pranuar asnjë lloj pazari për të arritur mbështetje.
Në fjalën e tij, Shehaj iu përgjigj kritikëve, duke theksuar se kjo parti është e vendosur të sjellë ndryshimin dhe të luftojë për një Shqipëri më të mirë, duke theksuar se është “i pakorruptuar dhe i pakapshëm”.
Shehaj: “Jemi e vetmja parti që nuk pranuam pazare. Të gjithë ata që na sulmojnë thonë ‘kemi nevojë tani për ndryshim’, por ne nuk do të ndalemi.”Ai kritikoi konceptin e vjetër të opozitës dhe theksoi se “ne jemi njerëz të punës dhe gjërat i bëjmë hap pas hapi”.
Shehaj gjithashtu komentoi largimin e tij nga Partia Demokratike, duke e quajtur atë një hap të domosdoshëm për të vazhduar luftën për ndryshim.