Rama dhe Balluku prezantojnë “Korridorin Blu”: Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit për turizmin - Gazeta Express
string(97) "rama-dhe-balluku-prezantojne-korridorin-blu-shqiperia-do-te-behet-zvicra-e-ballkanit-per-turizmin"

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2025 19:45

Rama dhe Balluku prezantojnë “Korridorin Blu”: Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit për turizmin

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2025 19:45

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan sot projektin strategjik “Korridori Blu”.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e projektit si pjesë e një vizioni më të gjerë për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të turizmit dhe transportit modern.

“Ajo që dua të nënvizoj është se janë hapur tendera gjatë gjithë aksit nga Shkodra deri poshtë, por nuk është bërë kurrë një rrugë që të ketë lidhje me një korridor europian dhe është lejuar të pushtohet rruga nga çdokush”, tha Rama.

“Në rrugën për Fier do detyrohemi t’i shmangemi aksit aktual disa herë sepse u nis si autostradë, por ajo është rrugë rreziqesh. Tani do kemi dy autostrada të klasit A që janë korridor europian.”

Kreu i qeverisë e cilësoi “Korridorin Blu” si një arterie të domosdoshme, që jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen dhe do të lidhë më mirë qytetet, por do të shërbejë si një shtysë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

“Kur e lançuam ‘Korridorin Blu’ talleshin me ne: ‘Nuk di gjë piktori’ e të tjera si këto. Por kjo rrugë do rrisë ekonominë dhe është rrugë e domosdoshme, duke qenë se ne synojmë qartë të jemi shteti kampion i turizmit në Ballkan”, theksoi ai.

Duke u ndalur në zhvillimet e dekadës së fundit, Rama tha se ndryshe nga e kaluara, ndërtimi i rrugëve sot bazohet në një strategji të mirëplanifikuar që ka krijuar një infrastrukturë të lidhur dhe funksionale.

Të gjitha këto rrugë janë vena dhe arterie që kemi ndërtuar gjithë këto vite. Bëjnë sens sepse janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk është se kemi gjetur një shteg dhe i kemi futur një rrugë kot, për të marrë vota. Është një rrjet damarësh që i ka dhënë frymëmarrje gjithë vendit,” tha ai.

Në fund, Rama dha edhe një vizion për të ardhmen, duke e krahasuar Shqipërinë me vende si Zvicra dhe Austria në aspektin e turizmit dhe cilësisë së shërbimeve.

Do të jetë një Zvicër, një Austri e Ballkanit sa i përket turizmit. I njëjti nivel. Por, kjo i takon dekadave të tjera,” përfundoi kryeministri.