Erjona Emërllahu u ftua te Shqipëria, më herët kishte luajtur te Kosova - Gazeta Express
string(70) "erjona-emerllahu-u-ftua-te-shqiperia-me-heret-kishte-luajtur-te-kosova"

Sport

Gazeta Express

15/04/2025 17:49

Erjona Emërllahu u ftua te Shqipëria, më herët kishte luajtur te Kosova

Sport

Gazeta Express

15/04/2025 17:49

Jo vetëm te konkurrenca e meshkujve, tash lëvizjet nga Kosova te Shqipëria kanë nisur edhe te ajo e vajzave.

Në grumbullimin e fundit të kombëtares shqiptare në konkurrencën e femrave e ftuar ka qenë edhe Erjona Emërllahu, e cila njëherësh është edhe motra e futbollistit të CFR Cluj, Lindon Emërllahut.

Ky i fundit, megjithatë e përfaqëson me kombëtaren e Kosovës në arenën ndërkombëtare, madje në ndeshjet e marsit arriti edhe të asistojë në takimin ndaj Islandës, të luajtur në Spanjë.

Erjona në anën tjetër, deri së fundmi ishte po ashtu pjesë e kombëtares së Kosovës, mirëpo tashmë duket se ka vendosur të kalojë te kombëtarja kuqezi.

Erjona kishte debutuar me Kosovën në vitin 2020 ndaj Estonisë në kualifikimet për europianin e vajzave.

Ajo paraprakisht kishte luajtur edhe për Kosovën U19 te vajzat.

Erjona më tutje arriti të luajë në vetëm tri ndeshje të tjera.

23-vjeçarja ishte e ftuar te Shqipëria për ndeshjet e fillim prillit, mirëpo nuk u aktivizua në asnjërën. Shqipëria luajti ndaj Kroacisë në dy ndeshje, duke e mposhtur me shifrat prej 4-0 dhe 2-1.

Emërllahu luan te KFF Mitrovica aktualisht./GazetaExpress/